Ushtarët amerikan të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas kanë kryer trajnimin mjekësor për ushtarët ekipit “Role 1” të Forcës së sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari.
Siç njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ku ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.
“Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të programit të partneritetit shtetëror mes Gardës së Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sëbashku më të fortë”, thuhet në njoftim.