Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Ushtrinë Amerikanë kanë zbarkuar në Kuvajt.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës duke thënë se kjo gjë do të forcojë aftësinë e FSK’së për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët amerikan.
“Kosova po kontribuon për Paqen dhe Sigurinë ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.