Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë zhvilluar stërvitje për kualifikimin në armët M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës.
Këto përpjekje, bëri të ditur misioni i NATO-s në Kosovë, janë “pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.”
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit KFOR të udhëhequr nga #NATO, zhvilluan stërvitje për kualifikimin në armët M240 dhe M249 në poligonin Bobaj Bokes, në komunën e Gjakovës, Kosovë. Trajnimi dhe aftësimi i ushtarëve në sisteme të ndryshme armësh është thelbësor për gatishmërinë e përgjithshme të trupave të KFOR-it.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.”