Prokuroria e Specializuar ka vazhduar me publikimin e komunikatave dhe videove të tjera që sipas tyre përshkruajnë organizimin e strukturës udhëheqëse të UÇK-së.
Ndër të tjera, ata kanë publikuar një video ku shihet Jakup Krasniqi në Divjakë para ushtarëve të UÇK-së
“Kjo tregon autoritetin e zotit Krasniqi”, thanë nga Prokuroria.
“Ushtarë, urime Festa e Flamurit”, dëgjohet teksa thotë Krasniqi në këtë video.