-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ushtarakët nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania trajnohen për Kërkim Shpëtim Malor

Me qëllim të ngritjes së nivelit të njohurive dhe profesionalizimit në fushën e Kërkim Shpëtimit Malor, në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit ( QNTKSH) të FSK-së, në Kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin, sot u mbajt ceremonia përmbyllëse e trajnimit “Kërkim Shpëtimit në Male” ku morën pjesë ushtarakë nga Kosova, Shqipëria dhe Jordania.

Për gjatë këtyre tri javëve të trajnimit, u trajtuan tema të ndryshme: hapja dhe siguria e rrugës deri tek viktimat, ndihma e parë mjekësore, evakuimi i viktimave, ku pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre nga intervenimet dhe eksperiencat reale.

Pjesë e ceremonisë ishin zëvendës Ministri i Mbrojtjes, z. Shkëlzen Syla, Komandantit i Gardës Kombëtare ( GK ) , Gjeneral brigade Naim Haziri, zëvendës Komandanti i GK, kolonel Skënder Hoxha, drejtori i QNTKSH-së, z. John Doone, oficerë e nënoficerë të FSK-së, dhe shteteve pjesëmarrëse në trajnim.

Me këtë rast të pranishmit u përshëndeten nga, zv. Ministri Syla, Komandanti i GK, gjeneral Haziri si dhe drejtori i QNTKSH-së, z. Doone të cilët folën për rëndësinë e trajnimit të përbashkët me shtetet mike të Kosovës, duke theksuar që qëllimi i trajnimeve të tilla të përbashkëta është që të jemi sa më të ndërverpueshëm në rast të intervenimeve reale kudo që kërkohet.

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim është duke realizuar trajnime bazike dhe të specializuara për strukturat vendore dhe ndërkombëtare, duke mundësuar kështu përgatitjen e kuadrove profesionale për t`u përballur me sfidat e kërkim shpëtimit kudo në botë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img