5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ushtarakët kosovarë bëhen bashkë në një tryezë

Sot në Ministrinë e Mbrojtjes në dy takime të ndara janë pritur ish-ministrat e Mbrojtjes së Kosovës bashkë me ish-komandantët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shoqatat e dëshmorëve, v eteranëve dhe invalidëve të luftës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Gjatë takimit i njoftova për zhvillimet dhe avancimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, zhvillime këto që janë duke vazhduar në përmbushje të objektivave tona strategjike të cilat e bëjnë ushtrinë tonë forcë profesionale, të trajnuar, shkolluar dhe të armatosur sipas standardeve të NATO-së”.

“Gjithashtu diskutuam edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë. Secili nga ne dhe të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img