Site icon PrishtinaPress

Ushtarakët e Rusisë në Nish duan imunitet diplomatik e territorial !?

Shkruan: Refik Hasani

Ushtarakët e Rusisë në Nish bashkarisht me ata të Serbisë duan të vishen me imunitet diplomatik e territorial për të luajtur rolin e ushtarakëve në këtë pjesë. Vetëm ata do të mundë sipas tyre të kryenin detyrën e Ushtarakut por me petkun e diplomatëve. Në qendrën e quajtur,,Humanitare’’ në Nish të Serbisë lexo qendra stërvitore ku ka shumë ekspertë të shumë fushave ushtarake nga Rusia është duke u forcuar gjithnjë. Me plotë të drejtë dje ka reaguar edhe Ambasadori SHBA-ës i akredituar në Serbi z.Kyle SCOTT.

Fjala është që në këtë qendër stafi ushtarak që është në këtë qendër të jen të veshur për të ofruar ndihma në situata të jashtëzakonshme, të ken përveqë tjerash edhe imunitet diplomatik e territorial.
Kjo fletë më së miri se çfarë qëllimi ka Rusia përmes dhe në mesë të territorit të Serbisë dëshirojn të instalojn në këtë pjesë të Ballkanit.Kjo vlen për planin dhe dëshirën për të dominuar në raport në këtë pjesë të Ballkanit.
Përpjekja që të mbulohet ky aktivitet e kësaj qendre ushtarake shkohet edhe më larg për dhënien eventuale të statusit diplomatik të ushtarakëve të kësaj qendre në Nish është më shumë se shkelje e akteve dhe konventave ndërkombëtare që i rregulloj këto çështje.
Mbullimi i këtij aktiviteti ushtarak duke e quajtur si qendër humanitare e tani edhe për ta mbuluar edhe me ndonjë petk të një misioni diplomatik mendoj që kjo është serioze dhe një alarm që ne shqiptarët t’i lam ndasin në një anë.
Kurse hapsirat e ish-Jugosllave dhe shteteve në këtë pjesë të Ballkanit të jemi syqelë.
Prishtina dhe Tirana zyrtare në bashkëpunim të ngusht me NATO-n, dhe instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-ës të ngritin këto çështje të sigurisë që po rrezikohet në këtë pjesë të Evropës.
Ushtarak dhe ekspert të nivelit të lartë dëshirojn dhe duan të vishen me imunitet diplomatik e territorial që është një kamuflim i radhës nga qarqet më të larta të Moskvës dhe Beogradit zyrtar.

2 janar 2018

Exit mobile version