7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ushqimi që nuk hahet në QKUK – infermieri publikon foto

Anëtari i Kuvendit të Odës së Infermierëve të Kosovës, Enlirat Duraku, ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve pas trajtimit që e ka marrë në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, që sipas tij është skandaloz.

Duraku, i cili është duke u trajtuar në Kliniken e Gastroenterologjisë, ka treguar që ai nuk ka marrë trajtimin e duhur. Ai vuan nga Kolecistis akuta dhe Pankreatitis acuta dhe i ndalohet rreptësisht përdorimi i yndyrave, mirëpo atij i është servuar ushqim me përqindje të lartë të yndyrës.

Është dita e 9-të prej kur jam duku u trajtuar ne Kliniken e Gastroenterologjise nga Kolecistis akuta dhe Pankreatitis acuta i fazës së herëshme, ndërsa nën urdhëra strikte që nuk guxoj në asnjë mënyrë të përdorë ushqim që përmbanë yndyrëra. Pavarsisht kësaj tash e 4 ditë që më ë shtë lejuar të ushqehem lehtë dhe ngapak, secili racion më vie i mbushur me yndyrëra me bollëk, madje edhe qumshti dhe jogurti me yndyrë 3.2”, ka thënë Duraku në reagimin e tij.

Në reagimin e tij, Duraku ka njoftuar që tash e sa ditë ai është ushqyer me mjete vetanake, por nuk ka mundësi të vazhdojë edhe më shumë. Ai ka kërkuar përmirësim të kushteve dhe reagim nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve.

Deri sot kam porositur ushqimin pa yndyrë, prej sot nuk kam mundës buxhetore, ndërsa në dikush ka nderë dhe fyrytrë dhe është i sinqertë në atë që bënë përveq përfitimit nga tenderet, do e rregulloj këtë problematikë madhore e cila po e dëmton edhe më tej shëndetin e pacientëve dhe ekonominë familjare ashtu të brishtë të tyre.
Ndërsa çuditem se pse nuk reagon Shoqata për të Drejtatat e Pacientëve”, thuhet në reagimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img