0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ushqimi më i mirë për t’u konsumuar çdo ditë për jetë më të gjatë

Të jetosh jetë të gjatë dhe të shëndetshme është një synim që shumica prej nesh përpiqen ta arrijnë.

Dhe ndërsa faktorët që janë krejtësisht jashtë kontrollit tonë, si gjenetika, mund të luajnë një rol të madh në faktin nëse do të jetojmë deri në ditëlindjen e 100-të, faktorë të tjerë si zgjedhjet dietike mund të luajnë gjithashtu një rol kyç.

Në fakt, studiuesit kanë treguar se 20-vjeçarët që fillojnë të përfshijnë në dietat e tyre më shumë fruta, perime, bishtajore dhe drithëra, duke kufizuar në të njëjtën kohë ushqimet e përpunuara, e rrisin jetëgjatësinë me 10 deri në 13 vjet. Ndërsa, ata që fillojnë ta ndjekin një dietë më të shëndetshme në moshën 60-vjeçare, mund t’i shtojnë tetë ose nëntë vjet jetë.

Ndjekja e modeleve të dietës mesdhetare e cila fokusohet tek vaji i ullirit, arrat, farat, bishtajoret dhe peshku, mund të rezultojë në rritje të jetëgjatësisë, pjesërisht falë përfitimeve anti-inflamatore që ofron ky model diete. Si të tilla, parimet e kësaj diete shpesh cilësohen si një “burim i rinisë”.

Por, kur bëhet fjalë për ushqime të pranueshme që hahen çdo ditë dhe të cilat e ndihmojnë qëllimin për të jetuar një jetë më të gjatë, një nga zgjedhjet kryesore janë arroret..

Arroret janë superushqimi përfundimtar. Ato janë të mbushura me një ekuilibër të yndyrave të shëndetshme, antioksidantëve, fibrave, disa vitaminave, mineraleve dhe proteinave me bazë bimore. Prandaj ngrënia e arroreve çdo ditë e ushqen trupin tuaj me shumë lëndë ushqyese të rëndësishme.

Konsumimi i vazhdueshëm i arroreve kontribuon në nivelet e ulëta të kolesterinës, nivele të menaxhuara të sheqerit në gjak dhe madje edhe humbje peshe (veçanërisht nëse jeni mbipeshë ose keni obezitet).

Dhe si një shpërblim ekstra joshës, ngrënia e një doze ditore të disa arroreve mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img