Site icon PrishtinaPress

Ushqimi jo i shëndetshëm kur je 20 vjeç rrit rrezikun për sëmundje më vonë

Të ushqyerit me një dietë që përmban nivele të larta të yndyrës gjatë moshës 20 deri në 30 vjeçare rrit rrezikun e sëmundjeve më vonë – jo vetëm për shkak të shtimit të peshës.

Sipas studiuesve në Universitetin Qingdao të Kinës, ushqimet e yndyrshme shkaktojnë zvogëlimin dhe mutacionin e baktereve të ashtuquajtura “të mira” në zorrë.

Në mënyrë të veçantë, një dietë jo e shëndetshme modifikon mikrobiomat – të cilat thyejnë ushqimin në stomak – dhe nxitë rritjen e shënuesve të inflamacionit në tërë trupin.

Të dhënat, të botuara në gazetën Gut, ngrenë shqetësimin se kjo mund të ‘mbjellë farat’ e çrregullimeve metabolike, siç është diabeti, sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru, për një kohë të gjatë.

Exit mobile version