Site icon PrishtinaPress

Ushqimi i ushtarëve ‘sekret shtetëror’, armët në Facebook – Mustafa ironizon me kundërthënie të pushtetit

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, vëren kundërthënie te pushteti të cilët për çëshje të ushqimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës pati provuar ta klasifikojë si “sekret shtetëror” ndërsa armatimin e tyre e publikon në rrjete sociale.

E se pse kjo ngjau kështu, konstaton Mustafa, është se “duhet me vjedhë e mashtru dyqysh”.

Postimi i plotë:

Ushqimi i ushtarëve “sekret shtetëror” ndërsa armatimi i ushtarëve në facebook të Albinit foto + video!

Diqysh duhet me vjedhë e me mashtru’, qy!

Exit mobile version