3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ushqimi i shpejtë mund të shkaktojë demencë

Sipas një studimi, përdorimi i shpeshtë i ushqimit të shpejtë mund të shkaktojë demencë me pasoja të pakthyeshme. Në këtë hulumtim u zbulua se një njeri në kohën tonë ha 650 kalori më shumë në ditë në krahasim me vitet e shtatëdhjeta. Kjo sasi është e barabartë me një hamburger, një pije dhe ca patate të fërguara.

Profesori i Universitetit Kombëtar të Australisë, Nicolas Cherbuin, dhe ekipi i tij i hulumtuesve gjetën dëshmi të forta se shprehitë e këqija të ushqyerjes dhe mungesa ose niveli i ulët i aktivitetit fizik shkaktojnë rënie të funksionit të trurit, përfshirë demencën dhe tkurrjen e tij.

“Njerëzit po hanë në dëm të trurit të tyre me shprehi të këqija të ushqyerjes dhe me pak ose fare ushtrime fizike”, tha profesori Cherbuin.

“Shumë njerëz që vuajnë nga demenca dhe simptoma të tjera të problemeve njohëse, përfshirë tkurrjen e trurit, janë duke e shtuar rrezikun gjatë tërë jetës përmes përdorimit të tepërt të ushqimit të pashëndetëshëm dhe përmes mungesës së ushtrimeve”, shtoi ai.

Profesori Cherbuin sqaroi se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga demenca, tkurrja e trurit dhe probleme tjera mendore është përdorimi i ushqimit të shëndetshëm dhe kryerja e aktiviteteve fizike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img