6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ushqimet që shkaktojnë rënien e flokëve: Nëse dëshironi t’i mbani flokët të harlisur dhe me shkëlqim, provoni t’i eliminoni këto ushqime nga menyja juaj

Rënia e flokëve te njerëzit është një proces normal. Një person mesatar humbet rreth 50 deri në 100 qime në ditë. Mirëpo, nëse rënia e flokëve është më e theksuar, ajo mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si: stresi, ushqimi i keq, gjenetika, çrregullimet hormonale dhe sëmundjet.

Gjithashtu, trajtimi jo i duhur i flokëve, si ngjyrosja shumë e shpeshtë, rrafshimi ose përdorimi i lidhjeve të forta të flokëve, mund të shkaktojë dëmtim dhe rënie të flokëve.

Nëse vëreni rënie të konsiderueshme të flokëve, është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me një dermatolog për të përcaktuar shkakun dhe për të marrë trajtimin e duhur.

Nëse keni vënë re se flokët po ju bien më shumë seç do të duhej, shkaku i mundshëm mund të gjendet në konsumimin e një lloji të caktuar ushqimi. Një studim japonez i vitit 2021 studioi ndikimin e konsumimit të ushqimit me përmbajtje të lartë yndyre në trup, me theks në rënien e madhe të flokëve.

(Foto: Pexels)

Ekspertët kanë dalë me të dhëna befasuese. Në fakt, eksperimenti u krye në dy grupe minjsh. Njërit grup iu dha ushqim standard, ndërsa tjetrit ushqim me përmbajtje më të lartë të yndyrës. Studiuesit supozuan se ata minj që hanin dietë me përqindje më të lartë të yndyrës do të humbnin më shumë flokë sesa grupi i parë që mori dietë me përqindje më të ulët yndyre.

Ata kishin të drejtë. Në katër ditë, minjtë që hëngrën dietën më të lartë të yndyrës zhvilluan folikula pa qime. Gjithashtu u vu re se minjtë e moshuar janë më të prekur nga ky fenomen.

Përfundimi është se njerëzit e moshuar që nuk kujdesen për dietën e tyre kanë më shumë gjasa të humbasin më shumë flokë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img