Një në tre britanikë vuan nga gjumi i dobët, ndërkaq ushqimet si çokollata dhe tosti mund të jenë pjesë e problemit.
Ekipi nga sajti i fitnesit dhe shëndetit “Vivotion” ka përpiluar një listë me ushqimet që na bëjnë të lodhur dhe zemërak.
Gjumi i dobët mund ta rritë rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por edhe ta dëmtojë sistemin e imunitetit dhe të ketë efekt negativ në shëndet mendor.
Megjithatë, shmangia e ushqimeve të caktuara para se të flini mund t’ju ndihmojë të bini më shpejt në gjumë dhe të keni gjumë kualitativ.
Çokollata
Sasia e kafeinës që gjendet në çokollatë nuk ju lë të flini gjatë natës, prandaj më mirë ta shmangni.
Buka e bardhë
E mbushur me sheqer të përpunuar, një rriskë e kësaj buke para gjumi nënkupton se do të jeni plot energji. Më mirë të hani bukë të zezë.
Ushqimet djegëse
Këto ushqime e rrisin qarkullimin e gjakut dhe e rrisin temperaturën e trupit kur në të vërtetë duhet të normalizohet para se të flini.
Djathi
Ka kimikal në djathë i cili e nxitë trurin të punojë më shumë sesa ç’duhet, që nënkupton se e keni më vështirë të flini.
Pasta
Një pjatë e mbushur me karbohidrate e aktivizon sistemin e energjisë së trupit dhe ju do ta keni më vështirë të flini.
Pemët e thata
Pemët e thata janë të mbushura me fibra dhe sheqer natyral, prandaj ky është lajm i keq për gjumin tuaj. Fibrat i shkaktojnë presion sistemit të tretjes, ndërkaq sheqeri assesi nuk bën.