0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë për festën e Pashkëve

Besimtarët e krishterë dhe protestantë, kremtojnë sot Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Në këtë festë të shenjtë, në shtëpitë e besimtarëve fokusi i familjes do të jetë tek kuzhina! Në këtë të dielë në tryezën tuaj nuk mund të mungojnë pjatat më poshtë. Të gjitha kanë një domethënie të veçantë që e mësoni tani.

Vezët e ziera (dhe çokollatat në formë veze)

Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe. Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.

Buka e Pashkëve

Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.

Mish qingji i pjekur

Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.

Karrotat

Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë ditë të shenjtë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni. Duke i lidhur me lepujt, karrotat simbolizojnë fertilitetin dhe fatin e mirë.

Proshutë derri

Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img