7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

​Ushqimet që “luftojnë” sëmundjet

Një dietë e mirë ushqimore mund të parandalojë shfaqjen e shumë sëmundjeve dhe nëse përdoret si duhet edhe mund ti luftojë ato.

Për të prekurit nga diabeti rekomandohen ushqime të pasura me fibra, krom e magnez.

“Duhet klasifikuar spektri i ushqimeve që nuk duhen konsumuar si pijet me gaz, alkooli, ushqimet e modifikuara gjenetikisht, lëngjet e frutave gjithashtu. Edhe pse lëngjet e frutave janë të shëndetshme, kur flasim për persona të cilët janë diabetikë ato nuk duhen konsumuar. Ndërsa ushqimet që duhet të jenë pjesë e spektrit ushqimor për diabetikët kemi ushqimet e pasura me krom si qepa, brokoli, fasulet. Kryesisht fasulet me ngjyrë, fasulet e zeza”.

Diola Dosti, nutricionistja e cila ka hartuar regjimet ushqimore për patalogjitë më të shpeshta në Shqipëri thotë se personat që vuajnë nga tensioni i lartë duhet të kenë kujdes me alkoolin, ushqimet me sheqer apo ato të konservuara.

“Studimet e fundit tregojnë se hipertensioni nuk e ka bazën te kripa që ne përdorim apo nuk përdorim por te disbalanca midis nivelit të kalciumit dhe magnezit. Për këtë arsye duhen konsumuar më shumë farat e susamit p.sh., që kanë shumë kalcium ose çokollata e zezë që ka magnezin, banania, avokado, arrat.”

Ushqimet me ngjyrë jeshile këshillohen për të luftuar problemet që shkakton mëlçia e dhjamosur.

“Ushqimet me vitaminën E si bananet, avokadot, bajamet dhe përdorimi i çajrave, veçanërisht çaji nga lulja e gjembit të gomarit.”

Për problemet me aparatin tretës ekspertja e dietës sugjeron të mos përdoren ushqimet e skuqura dhe pijet me gaz.

“70% e sistemit imunitar është përqendruar në aparatin tretës kështu që duhet të kemi një kujdes shumë të shtuar dhe gjatë regjimeve patologjike është mirë të hiqet dorë nga konsumi i mishit, ndoshta dhe produktet shtazore, të paktën deri sa të arrijmë në një barazim të parametrave.”

Diola Dosti thotë se është rritur ndërgjegjësimi i qytetarëve për të konsumuar ushqime të shëndetshme e shpesh herë kërkojnë ndihmën e ekspertëve për dietat që duhet të ndjekin./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img