Vitamina C mbron duhanpirësit edhe nga infeksionet e ndryshme, prandaj kjo vitaminë mund të merret kryesisht nëpërmes frutave.
Pasuroni menynë tuaj me antioksidantë
Konsumimi i vajit të ullirit dhe frutave të thata do t’i ndihmojë duhanpirësve që të forcojnë mekanizmin mbrojtës. Kjo për shkak se këto dy produkte përmbajnë vitaminën E, për çfarë edhe ka nevojë organizmi i një duhanpirësi.
Konsumoni më shumë racione me bulmet
Zakonisht duhanpirësit konsumojnë sasi të mëdha kafeje, çka ka si pasojë që trupi të përthithë më pak kalcium se sa është e nevojshme për një të rritur. Ndaj rekomandohet që duhanpirësit të hanë mjaftueshëm bulmet (qumësht, kos, djathë të bardhë dhe të verdhë), për të marrë sasinë e duhur të kalciumit.
Mos iu ndani drithërave
Kompleksi i vitaminave B shkatërrohet nga tymi i cigares dhe disa ushqime të cilat mund ta rikuperojnë atë janë drithërat, orizi e makaronat.
Pini sa më shumë ujë
Nikotina shkakton stimulimin e zorrëve dhe zbrazje të shpeshta, duke bërë kështu që uji i trupit të humbet shumë shpejt. Gjithashtu pirja e duhanit kontribuon edhe në akumulimin e toksinave në trup, të cilat mund të eliminohen vetëm nëpërmjet ujit. Mos harroni pra të pini sa më shumë ujë dhe të hani fruta të freskëta, perime dhe lëngje të shtrydhura.
Ushqimet që duhet të hanë duhanpirësit
Filloni me vitaminën C Nikotina shkatërron antioksidantë, dhe për këtë arsye, duhanpirësve iu këshillohet që të konsumojnë sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminën C.