-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ushqimet e shkëlqyeshme që ulin sheqerin

Shumë njerëz vuajnë nga gjendjet shëndetësore që kanë rrezik të shtuar për sëmundjet e zemrës, sulmin në tru dhe diabetin. Në vijim ju sjellim ushqimet që ulin nivelin e sheqerit në gjak, duke ulur njëkohësisht edhe rrezikun nga këto sëmundje.

PERIMET PA KARBOHIDRATE

Karbohidratet në sasi të madhe nuk janë të shëndetshme për shëndetin, e në mënyrë tuaj gjithsesi duhet të shtoni më shumë perime që nuk i përmbajnë, sidomos nëse keni sasi të madhe të sheqerit në gjak. Secila shujtë juaja duhet të përmbajë gjysmë pjate me perime që janë të pasura me ujë, vitamina e fibra që ju ngopin.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Edhe pse shumica e perimeve janë të shëndetshme, perimet me gjethe të gjelbër janë midis ushqimeve më të shëndetshme sepse përmbajnë shumë vitamina e minerale, e pak kalori. Po ashtu, hulumtimet kanë dëshmuar se konsumimi i rregullt i perimeve me gjethe të gjelbër ul rrezikun e shfaqjes së diabetit, tipit 2.

PEMËT

Pemët janë sidomos të shëndetshme për njerëzit me para-diabet, theksojnë nutricistët. Më së miri ta konsumoni vetëm frytin, e jo lëngjet apo përzierjen prej tyre. Në fakt, edhe pse përzierjen e lëngjeve përmbajnë burim të përqendruar të materieve ushqyese, shpesh përmbajnë edhe shumë kalori. Prandaj, më mirë t’i konsumoni në formën e tyre të freskët.

BISHTAJAT

Në bazë të studimeve të nutricitstëve, është dëshmuar se njerëzit, ushqimi i të cilëve është i pasur me bishtaja, si me lente, fasule, kanë më pak rrezik për t’u prekur nga diabeti. Të gjitha llojet e bishtajave janë burim për fibra dhe proteina prandaj gjithsesi duhet përfshirë në menynë tuaj.

YNDYRAT E SHËNDETSHME

Sikurse edhe që është rasti me karbohidratet, edhe yndyrat ndahen në ato të dëmshme dhe të shëndetshme. Yndyrat e pangopura janë të dobishme për organizmin e njeriut sepse pozitivisht ndikojnë në rezistencën në insulinë. Burim i yndyrave të mira janë arrat, farat, vaji i ullirit, vaji i avokados, etj.

PROTEINAT

Proteinat janë të domosdoshme për funksionimin normal të organizmit, prandaj është e rëndësishme t’i përfshini në menynë tuaj. Po ashtu, proteinat e ngadalësojnë tretjen që mundëson uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke e stabilizuar atë. Burim për proteina janë peshqit, bishtajat dhe mishi i bardhë i pulës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img