Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ditën e djeshme një nga lokalet e Prishtinës, ka përgatitur ushqim për zyrtarët policor që po angazhohen në veri.
Ministri darkën e kishte kaluar së bashku me Policët në Bërnjak.
Më tutje Sveçla shtoj, se qytetarët e atij vendi janë të bllokuar nga barrikadat tash e një jave dhe se po kërkohet me ngulm që ato të hiqen.
‘’ Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt. Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat.
Veriu i vendit tonë, si çdo cep i Republikës sonë duhet të kthehet sa më shpejtë në normalitet.’’, shkruajti Sveçla në llogarinë e tij në Facebook.