Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.
Ceremonia e nënshkrimit do të shërbej si nisje zyrtare e projektit por edhe si thirrje për aplikim për grate nga Gjilani dhe Prishtina.
USAID-i po e mbështetë këtë projekt shtatëmujorë në kuadër të të cilit do të sigurojë asistencë teknike dhe trajnim për 110 gra të papunësuara dhe jo mjaftueshëm të punësuara, përfshirë edhe 60 nga Gjilani, me qëllim që t’u ndihmojë të gjenerojnë të ardhura përmes punës në internet.
Grupi i shënjestruar i përfitueseve janë grate e moshës 18-34, të cilat tashmë kanë, ose së shpejti do të fitojnë, diplomë universitare.
Asistenca do të kanalizohet përmes programeve të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat dhe Avancojmë Kosovën së Bashku, ku ky i fundit implementohet nga CDF.