0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

USAID përkrah Ministrinë e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Drejtorët e Projekteve nga misioni i USAID-it në Kosovë. Delegacioni i përbërë nga z. Christopher Thompson, Drejtor i Projektit, znj. Shibani Shah, zv. Drejtoreshë dhe anëtarë tjerë të këtij misioni shfaqën përkrahjen e tyre në përmbushjen e detyrave dhe objektivave të ministrisë, njёherit inkurajuan Ministren në vazhdimin e synimeve për përmbushjen dhe realizimin e objektivave duke llogaritur në mbështetjen e plotë të misionit të USAID-it.
Në takim, Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin dhe forcimin e sektorit të drejtësisë, si dhe shfaqi nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit.
Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë.
Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img