1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

USAID intensifikon bashkëpunimin me ministren Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, priti në takim delegacionin e USAID-it, të prirë nga Mike de la Rosa, ushtrues i detyrës së drejtorit të misionit.
Ai me këtë rast përgëzoi ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të USAID-it në përmbushjen e detyrave të Ministrisë, duke inkurajuar Ministren në realizimin e tyre dhe përballjen me sfidat në lëmin e drejtësisë.
Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin e gjendjes së sektorit të drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në sundimin e rendit dhe ligjit.
Po ashtu, ajo vuri në pah se efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë elemente thelbësore në përmbushjen e këtyre synimeve dhe parimeve mbi të cilat duhet të organizohen dhe udhëhiqen institucionet e drejtësisë.
Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi me USAID-in të vazhdojë dhe të intensifikohet më tej si në infrastrukturën ligjore po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Drejtësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img