Edinson Cavani është në garë me kohën për të luajtur në çerekfinalen e Kampionatit botëror 2018.
Federata e Futbollit të Uruguajit ka hedhur në dyshim paraqitjen e tij për ndeshjen ndaj Francës.
Cavani pësoi lëndim në fitoren 2:1 ndaj Portugalisë ku realizoi dy golat e Uruguajit.
“Matador” është duke tentuar rikuperimin edhe pse mundësitë janë shumë të kufizuara.