5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ursula von der Leyen: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia.

Kanë qenë diskutime të mira, është shprehur von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Europian në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni nevojën e rifillimit të dialogut, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj, sipas dpa. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngrirë nga fundi i vitit 2018.

Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte ndaj presidentit Thaçi, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë.

Ndërkohë Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti.

“Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në  ‘Twitter’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img