Site icon PrishtinaPress

Ursula von der Leyen në Beograd, i jep një porosi Vuçiqit për situatën në veri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është takuar sot me presidentin e Serbisë. 

Ajo ka theksuar çështjen e dialogut, duke përmendur nevojën për gjendjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën në pikëkalimet kuftitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak.


“Unë i përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit. E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE. Gjithashtu vendimtare është të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën”, shkroi ajo në Twitter.

“Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian.

Exit mobile version