Site icon PrishtinaPress

Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen, thotë se dialogu tash duhet të vazhdojë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për uljen e tensioneve në veri.

Ajo ka thënë se marrëveshja e sotme në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një zhvillim shumë pozitiv.

“Mirëpres marrëveshjen e arritur sot në Bruksel ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv që vjen pas takimeve të mia me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Është e mirë për gjithë rajonin. Dialogu tash duhet të vazhdojë”, ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian.

Exit mobile version