-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Uroj të mos bëhet skllotë”: Statusi i Hashim Thaçit i shkruar për borën më 2019, nis të komentohet prapë

Prishtina tashmë është mbuluar nga bora e parë. Natyrisht, prej gjërave të para që të bie ndërmend, pos mundësisë së çulljes së këmbëve, është një status i Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.

Ndonëse është shkruar gati para pesë viteve, më saktësisht më 2019, shkrimi i Thaçit tashmë ka një stauts historik. Statusi ishte jashtëzakonisht i shkurtër, por që kishte bërë bujë të madhe dhe kishte habitur të gjithë. Çfarë shkroi Thaçi më 27 janar 2019?

Thaçi kishte shkruar dy fjali, duke uruar që bora, që kishte filluar të shkrihej shpejt, të mos bëhej skllotë.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt…

Uroj të mos bëhet skllotë! HTH” – ishte shkrimi i Thaçit që sot, gati pesë vite më vonë, tingëllon enigmatik.

Pesë vite më parë, ish-presidenti i Kosovës kishte zgjedhur metaforën më borë për të komentuar rrjedhat politike të vitit 2018. Duke shkruar në muajin janar, që atëbotë kishte rënë goxha borë, Thaçi kishte dhënë një qëndrim mbi zhvillimet në skenën politike, që mbisundohej nga kundërshtia e tij me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj e kryeministrin e tanishëm Albin Kurti.

Thaçi kishte zgjedhur që të komentonte në këtë formë deklaratat për korrigjimin e kufijve e taksën 100 për qind, të cilën e kishte vendosur Haradinaj, që ishte kryeministër i Kosovës atëbotë. Deri më sot, për një gjysmë decade, shkrimi i Thaçit ka marrë saktësisht 10 mijë pëlqime.

Sigurisht, ky postim kishte ngjallur shumë reagime dhe vazhdon të komentohet edhe sot. Madje, shkrimi i Thaçit ka hyrë edhe në diskursin popullor e politik, duke u përmendur nganjëherë, shkruan Nacionale.

Ndërsa sot pas borës së parë në Prishtinë e rajone tjera të Kosovës, statusi i Thaçit ka nisur të komentohet sërisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img