-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Urimi që sqaroi qasjen e administratës së Trump ndaj Kosovës

Që prej se Donald Trump doli fitues në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në Kosovë ka pasur paqartësi, se cila do të jetë qasja që do të ndjek Washingtoni në raport me Kosovën. Deklaratat e Sekretarit të Mbrojtjes Mattis ua kanë hequr dilemat kosovarëve, por urimi i mbrëmshëm i Sekretarit Tillerson ka sqaruar edhe më shumë situatën.

SHBA’të kanë bërë me dije se e çmojnë miqësinë me Kosovës dhe se do të ndihmojnë edhe më tutje. Ministri Hoxhaj, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se lidhja e Kosovë me Amerikën do të vazhdojë edhe gjatë administratës së Presidentit Trump.

Urimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson me rastin e shënimit të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës është dëshmi e qartë e marrëdhënieve speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka vlerësuar shefi i diplomacisë kosovare një ditë pasi Sekretari i Administratës së Trumpit uroi institucionet dhe qytetarët tanë për 17 Shkurtin.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se deklarata e Sekretarit Tillerson është konfirmim i qasjes afatgjate të politikës së jashtme të ShBA’së ndaj vendit tonë dhe mbështetjes për të arriturat që ka pasur Kosova në këto nëntë vite pavarësi.

“Kosova është e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me SHBA-në i cili është i një lidhje të veçantë. Sikurse deri më tani, konsolidimi i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, shtete-ndërtimi, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe rritja e numrit të njohjeve janë pjesë e kontributit të drejtpërdrejt të përkrahjes së SHBA-së”, tha Hoxhaj, të mërkurën.

Tutje ministri i jashtëm thotë se, “për shkak të mbështetjes historike amerikane për Kosovën dhe përmasave të fuqisë së saj në botë, marrëdhënia me Amerikën është më shumë se një bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor”.

“Ajo është dhe do të mbetet marrëdhënia e veçantë globale për vendin. Çlirimi, shtet-ndërtimi dhe integrimet Euro-Atlantike të Kosovës nuk mund të imagjinohen pa një mbështetje amerikane dhe evropiane. Ngritja e Amerikës është edhe ngritje e Kosovës. Lidhja e Kosovës me Amerikën është e veçantë dhe do të mbetet e tillë me Presidentin Trump të cilit i dëshirojmë suksese në punën e tij”, vlerësoi Ministri Hoxhaj në deklaratën e tij dhënë për Gazetën Express.

Të martën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë përcjellë Kosovës urime për Ditën e Pavarësisë, 17 Shkurtin. Në letrën e nënshkruar nga Sekretari i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson, ai i ka uruar kosovarët në emër të Presidentit Donald Trump dhe tërë popullit amerikan.

“Shtetet e Bashkuara çmojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën, të bazuar mbi aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ndërtjera kryediplomati amerikan në deklaratën e tij për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img