Site icon PrishtinaPress

Urimi i Presidentes për Kurban Bajramin: Le të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar qytetarëve festën e Kurban Bajramit.

Osmani ka bërë thirrje që kjo festë të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet.

“Le të shërbejë Kurban Bajrami si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim e solidaritet. Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati! Me fat Kurban Bajramin!”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version