Site icon PrishtinaPress

Urimi i ministres Dumoshi për Ditën Botërore të Teatrit

Në Ditën Botërore të Teatrit dëshiroj t’iu uroj këtë ditë të gjithë profesionistëve të kësaj fushe, dhe njëkohësisht t’iu shpreh mirënjohjen dhe respektin tonë për punën e palodhshme që bëjnë ata për kulturën e Kosovës.
Teatri përfaqëson vlera të larta nacionale dhe universale, prandaj jemi të përkushtuar për ta ndihmuar, të bindur se kështu e ndihmojmë avancimin e përgjithshëm kulturor të Kosovës.
Kosova është e nderuar që ka një traditë të pasur në fushën e teatrit dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë më shumë.
Po ashtu, në këtë ditë, dëshiroj të kujtoj me respekt të gjitha ata që kanë dhënë shumë ndër vite për teatrin shqiptar dhe që sot nuk janë më mesin tonë.
Veprat e tyre janë themele të rëndësishme në historinë e kulturës sonë.
Exit mobile version