Jemi në kohë festash dhe besimtarët katolik e ortodoksë festuan Krishtlindjen. Ashtu si fushat e tjera, edhe sporti feston dhe futbolli shqiptar ka marrë ‘pushimet’ dhe do të rikthehet në mesin e janarit.
Urimet janë të shumta nga protagonistët e futbollit dhe një prej tyre është edhe Ballist Morina.
‘Ballisti’ vijon me thënien kontraversale “Zoti është shqiptar” dhe në urimin e tij për shqiptarët katolikë e ortodoks, e mbyll me këtë thënie urimin.
“Urime krishtlindjet vëllezërve tanë katolik dhe ortodoks shqiptarë, paqja dhe lumtunia zëft vend n’zemrat dhe mendjet tuaja! ZOTI është SHQIPTAR!”– shkruan Ballisti.