Në shtëpinë e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot ka festë. Binjaket e saj mbushën nëntë vjet jetë.
Osmani i uroi vajzat e veta me një shkrim emocionues në Facebook.
“Dhurata më e madhe nga Zoti, gëzimi më i madh në jetë….vetë jeta. Urime ditëlindja e 9-të, dritat e syve të mi”, ka shkruar Osmani në Facebook, krahas një fotografie të binjakeve.