-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Urgjente”, Ischinger Kurtit dhe Vuçiqit: Bëjeni pikën e kthesës tani

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, thotë se në Ballkan tani duhet një pikë kthese urgjente. Ai u drejtohet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksnadër Vuçiq që nesër të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë hapin historik për dy vendet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ischinger ka shkruar për Politico-n para takimit të nesërm mes Kurtit dhe Vuciqit në Ohër, ku pritet të flasin për planin e zbatimit të Propozimit Evropian.

“Potenciali i plotë për rritjen dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor mund të realizohet vetëm nëse marrëdhënia midis Serbisë dhe Kosovës përfundimisht vihet mbi një bazë të qëndrueshme dhe bashkëpunuese”, ka shkruar ai.

Ischinger, i përfshirë në negociatat e para një dekade thotë se edhe më herët ishte bërë një version i një marrëveshjeje bazë mes Kosovës dhe Serbisë, e ngjashme me modelin e dy Gjermanive, por thotë se në atë kohë, ajo nuk u realizuar.

“Teksti u bazua në filozofinë e Traktatit Bazë të vitit 1972 midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës Demokratike Gjermane, i cili kishte për qëllim të vendoste marrëdhënie të mira fqinjësore midis të dy shteteve dhe lejoi bashkëpunimin e plotë pragmatik, duke anashkaluar disa çështje – si njohja e plotë diplomatike reciproke – që dukej e pazgjidhshme në atë kohë”, ka shkruar Ischinger.

Ish-diplomati gjerman shkruan tutje se kjo marrëveshje nuk u arrit në 2007-n, pasi asokohe, Serbia e shihte të pamundur ta nënshkruante atë dokument.

Por, Ischinger thotë se tani gjërat kanë ndryshuar shumë.

Sipas tij, sa më shunë që qëndrojnë Kosova dhe Serbia në konflikt, nuk do të jenë në gjendje që ta shohin potencialin e tyre për zhvillim dhe rolin e tyre në bashëkpunim dhe integrim rajonal.

Ischinger i drejtohet Kurtit dhe Vuciqit me një kërkesë, si një mik i Kosovë dhe i Serbisë.

“Si një mik i të dyjave, Kosovës dhe Serbisë dhe si një ish-negociator i BE-së, kërkojë nga Presidenti Vuciq dhe Kryeministri Kurti që të bëjnë një hap mirëbesimi tani. Më 18 mars, në Ohër, të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popullit të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian”, ka shkruar Ischinger.

Ichinger i këshillon Kosovën dhe Serbinë që ta bëjnë “pikën e kthesës së tyre” tani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img