-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Urdhri i mbrojtjes s’e ndal të riun në Prizren ta shqetësojë babanë e tij, intervenon sërish Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Në hall me djalin e tij është edhe një person në Prizren, i cili edhe më parë ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 57-vjeçari është i pajisur me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata, gjë e cila e ndalon të birin e tij që t’i afrohet, por kjo nuk e ka ndaluar të riun që të vazhdojë ta shqetësojë babanë e tij.

Bazuar në dëshminë  e viktimës, 27-vjeçari shkon në vendin ku ai punon dhe është i frikësuar nga veprimet e tij.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img