-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Urdhërarresti për Netanyahun, presidenti izraelit: Ditë e zezë për drejtësinë

Lëshimi i urdhërarresteve nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për kryeministrin aktual të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka shkaktuar një reagim të fortë nga figurat udhëheqëse izraelite në gjithë spektrin politik.

Nga ana tjetër, kjo ka qenë e mirëpritur nga Hamasi, Xhihadi Islamik Palestinez dhe qytetarët e zakonshëm në Gaza.

Figurat udhëheqëse izraelite nga të gjitha fushat politike kanë reaguar me zemërim ndaj këtij njoftimi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti izraelit Isaac Herzog, e cilësoi si “një ditë të zezë për drejtësinë dhe humanizmin”, duke thënë se vendimi ka “zgjedhur anën e terrorit dhe të keqes mbi demokracinë dhe lirinë”.

Zyra e kryeministrit izraelit e quajti këtë “një vendim antisemit”, duke thënë se Izraeli “e hedh poshtë plotësisht akuzat e rreme dhe absurde”, duke e etiketuar GjNP-në si “një trup politik të anuar dhe diskriminues”.

Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, Yuli Edelstein, e cilësoi këtë “një vendim të turpshëm nga një trup politik i kapur nga interesat islamiste”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Saar, tha se GjNP-ja ka humbur legjitimitetin e saj.

Hamasi e ka mirëpritur vendimin, pa komentuar lidhur me lëshimin e një urdhri arresti për komandantin e tij ushtarak, Mohammed Deif.

Në një deklaratë, grupi luftëtar tha: “Kërkojmë nga të gjitha vendet e botës të bashkëpunojnë me gjykatën për të sjellë para drejtësisë kriminelët luftarakë sionistë, Netanyahu dhe Gallant, dhe të punojnë menjëherë për të ndaluar krimet e gjenocidit ndaj civilëve të pafajshëm në Rripin e Gazës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img