Site icon PrishtinaPress

Uran Ismaili zbulon nënkryetaren e PDK-së për komunën e Prishtinës dhe drejtorët

Uran Ismaili ka dalë sot para mediave dhe ka prezantuar emrat e PDK-së për komunën e Prishtinës. 

Ismaili tha se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Në rolin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar Donjeta Sahatçiun.

Gjatë kësaj konference, Ismaili ka prezantuar edhe katër drejtorët nga radhët e PDK-së. Drejtore për Arsim është emëruar Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar Plator Gërdovci

Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emëroj edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës

Exit mobile version