0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Uran Ismaili prezanton Drejtoreshën e Kulturës në Prishtinë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili, ka prezantuar sot Arta Balajn, drejtoreshën e re të Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Ismaili ka thënë se përgatitja e lartë profesionale dhe përvoja e madhe në sektorin publik dhe privat në Kosovë, e bëjnë Artën një kuadër mirë të kualifikuar për këtë pozitë.

“Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re. Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë. Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë.”, ka thënë Ismaili.

Partia Demokratike e Kosovës deri më sot kishte emëruar nënkryetaren dhe katër drejtorë, nga pesë sa i takojnë nga marrëveshja për bashkëqeverisje.

Me emërimin e Artës, kompletohet ekipi i PDK-së për kryeqytetin.

Donjeta Sahatçiu (Nënkryetare), Besianë Musmurati (Drejtoreshë e Arsimit), Plator Gërdovci (Drejtor i Bujqësisë), Ilirik Musliu (Drejtor i Shërbimeve Publike), Granit Rugova (Drejtor për Sport) dhe Arta Balaj (Drejtoreshë e Kulturës).

CV: Kush është Arta Balaj?

Arta Balaj është e lindur në Prishtinë në vitin 1979. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në kryeqytet ndërsa studimet bachelor dhe magjistraturën i kreu në Fakultetin e Gazetarisë dhe Shkencave Politike, Universiteti i Warshavës, në Poloni (1999-2004).

Në po të njëjtin universitet, ajo ka kryer edhe specializimin në Marketing Politik dhe Marrëdhënie me Publikun.

Puna e saj mbi 20 vjeçare gërsheton praktikalitetin dhe presionin e performancës së sektorit privat si dhe përvojën në administrim, menaxhim dhe llogaridhënie e cila kërkohet në sektorin publik.

Karriera e saj profesionale filloi gjatë luftës në vitet 1998-1999, kur punoi si korrespondente e Radiotelevizionit Shtetëror Informativ të Polonisë.

Ajo u angazhua vullnetarisht dhe ndihmoi Qeverinë polake, UNHCR-in dhe Kryqin e Kuq polak në transportimin e refugjatëve shqiptarë dhe romë nga Maqedonia dhe në krijimin e kampeve të refugjatëve në Poloni.

Në vitin 2006, u angazhua me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe, si specialiste për zhvillimin e biznesit dhe marketingut në kuadër të një kompanie amerikane, World Strategic Initiatives.

Pas një viti rikthehet në Kosovë si analiste politike ndërkombëtare në UNMIK, për të vazhduar karrierën në sektorin privat dhe atë bankar.

Nga viti 2010, përmes projektit të UNDP-së dhe KFOS-it, ajo është angazhuar si Këshilltare për Marrëdhënie me Publikun dhe Marketingun në Kabinetin e Ministrit të Bujqësisë.

Kjo eksperiencë i ka hapur rrugë për të vazhduar karrierën në projekte konsulence ndërkombëtare me DANIDA-n, USAID-in, Komisionin Evropian dhe kryesisht në fushën e marrëdhënieve me publikun, marketingut, administrimin dhe menaxhimin e projekteve.

Që nga viti 2015, ajo është emëruar Shefe e Kabinetit në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Arta flet katër gjuhë dhe jeton në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img