2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Uran Ismaili: Mosekzekutimi i rrogave nga Kurti e Murati, formë e re e shtypjes dhe frikësimit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se nuk ka qeveri pas luftës që nuk është përballë me greva, por është hera e parë që një qeveri po tenton t’i shtypë grevat me mjete diskriminuese e ndëshkuese.

Ismaili ka shkruar në Facebook se kjo qasje është e pashembullt.

“Albin Kurti dhe Hekuran Murati kanë ndalur të gjitha rrogat në nivel lokal, si për ata që janë në grevë, si për ata që nuk janë në grevë, pa marrë parasysh profesionin. (Lexoje edhe njëherë! Është e vërtetë dhe lajm tashmë i konfirmuar). Mosekzekutimi i rrogave të mjekëve, infermierëve, arsimtarëve e mësuesve, zjarrfikësve etj. në të gjitha Komunat e Kosovës është formë e re e shtypjes dhe e frikësimit. Kjo s’ka të bëjë me demokraci, as me qeveri që buron nga vullneti i popullit e as me qeveri që punon për popullin”, deklaroi Ismaili.

“Kjo ka të bëjë me diktat e dhunë psiqike, si dhe me terror persekutues që dhjetëra e mijëra familje i fut në ankth. Pas afër 2 viteve qeverisjeje, të hutuar janë prindërit e nxënësit, pa adresë për të dialoguar janë punëtorët e arsimit, pa mbështetje janë mjekët e infermierët, pa rrymë e pa investime është Kosova. Nuk qeveriset shteti duke e bërë edhe më të zymtë dimrin e vështirë që po na pret”, ka shkruar ai, duke shtuar se nuk qeveriset shteti duke e bërë përndjekjen mjet të zakonshëm për komunikim me popull.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img