0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Uragani Ian godet Kubën; Florida përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje

Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uragani madhor të martën, dhe la rreth 1 milion njerëz pa elektricitet. Në vazhdim, ai u drejtua drejt shtetit amerikan Florida, ku në ndërveprim me ujërat e ngrohtë të Gjirit të Meksikës pritet të shndërrohet në një furtunë me pasoja katastrofike të kategorisë 4.

Në Kubë, uragani Ian preku tokë në provincën Pinar del Rio, ku ishin ngritur 55 vendstrehime dhe ishin evakuar 50 mijë persona. Aty ishte sjellë edhe personeli i emergjencave për të mbrojtur rajonin më të njohur të këtij vendi për prodhimin e duhanit. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara njoftoi se Kuba pati pasoja “domethënëse nga erërat dhe stuhia”, kur uragani goditi me shpejtësi ere deri në 205 kilometra në orë.

ImageNë Pinar del Rio, të Kubës (27 shtator 2022)FOTO GALERI
Uragani Ian pritet të bëhet edhe më i fuqishëm mbi Gjirin e Meksikës, duke arritur deri në 209 kilometra në orë ndërsa i afrohet bregut jugperëndimor të Floridas, ku 2.5 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen.

Erëra të forta të stuhisë tropikale priteshin në të gjithë gadishullin të martën, ndërsa ato pritej të arrinin forcën e uraganit të mërkurën, kur syri i stuhisë pritet të arrijë tokën. Dëmet pritet të shkaktohen në një zonë të gjerë të Floridas, pasi erërat e stuhisë shtriheshin në një rreze deri në 185 kilometra nga epiqendra.

ImageNë Florida pronarët e dyqaneve duke u përgatitur për ardhjen e uraganit (27 shtator 2022)FOTO GALERI
Nuk ishte ende e qartë se ku do të prekë saktësisht tokë uragani. Trajektorja e tij e saktë do të përcaktojë se sa e rëndë do të jetë përmbytja për Gjirin e Tampas, tha shkencëtari për uraganët, Brian McNoldy, nga Universiteti i Majamit. Nëse uragani do të zhvendoset më në jug të gjirit, kjo do t’i pakësonte dëmet shumë, tha ai./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img