Home Lajme “Ura Trump” dhe “Liqeni Trump” në Kosovë

“Ura Trump” dhe “Liqeni Trump” në Kosovë

Serbët në veri të Kosovës kanë vendosur një banderolë në urën Bërnjak dhe në digën e Liqenit të Ujmanit, me të cilat i dërguan një mesazh mbështetje presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Mesazhet u dërguan për shkak të angazhimit për paqe, përparim në rajon dhe angazhimit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, raporton b92.

Në urë u shfaq një banderolë me mesazhin në anglisht “Presidenti Trump, Serbët e Kosovës ju falënderojnë që sollët paqen”.

Siç thuhet, banderola ishte vendosur në digën e Liqenit të Ujmanit dhe aty shkruhet “Liqeni Trump”.

Ndryshe, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, kishte propozuar që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump.

 

Exit mobile version