Ura në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë është në gjendje të rëndë.
Banorët e kësaj komune që qarkullojnë përmes kësaj ure, thonë se kanë vështirësi kur vozisin në të për shkak se është e vjetër dhe në gjendje jo të mirë.
Siç shihet në këto fotografi, ura duket e vjetër dhe që rrezikon vozitësit.
Ndërsa, ura e re që gjendet afër saj, sipas banorëve, ka filluar që tri vite, dhe ende nuk është lëshuar për qarkullim.
Arsyetimi i komunës është që kjo urë e re është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës.