8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

UP organizoi ligjëratë për insektin e ri të gjetur në Kosovë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka organizuar ligjëratë për zbulimin e një insekti të ri në Bjeshkët e Sharrit nga profesori universitar Halil Ibrahimi.

Profesori Ibrahimi ka zbuluar insektin ‘Potamophylax humoinsapiens’, hulumtim i filluar në vitin 2010, ndërsa në janar të këtij viti është pranuar si një insekt i ri.

“Ky lloji i fundit nuk është lloji i fundit as lloji i parë që është zbulu, por është lloji i fundit, i cili hulumtim ka fillu qysh prej viteve 2010, kur e kam gjet ekzemplarin e parë të këtij lloji në teren në Bjeshkët e Sharrit, ka vazhdu me vite të tëra ky hulumtim deri sa e kemi kompoletu pasqyrën e këtij hulumtimi që nënkupton punën në teren”- ka thënë Ibrahimi.

Rektori i Universitetit, Qerim Qerimi ka ndarë mirënjohje për punën e profesorit Ibrahimi.

“Është një mirënjohje më e pakta që mund të bëjmë dhe një gjest vlerësimi për ata që sjellin rezultate”- ka thënë Qerimi.

Profesori ka bërë të ditur se kryesisht punon në hulumtimin e insekteve ujore.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img