Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me anë të një komunikatë publike ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit lidhur me objektin e Kishës Ortodokse që gjendet në oborrin e këtij institucioni arsimor. Menaxhmenti i UP-së kërkon nga institucionet që përmes rrugëve politike dhe juridike, të qartësojnë situatën duke i kthyer pronën mbrapa, shkruan Gazeta Express.
Më tej UP njofton se ” Sidoqoftë, neve shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që neve bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë. Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si interferim në kontekst të lirive fetare dhe respektit të komuniteteve në Kosovë, të cilat duhet te mbrohen dhe respektohen.