UNRWA ka thënë se Izraeli ka vazhduar të bllokojë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) nga sjellja e ushqimit dhe ndihmave të tjera në veri të Gazës, ku uria është më e përhapur.
“Sasia e ndihmave që hyjnë në Gaza në tërësi ka mbetur e ulët me një mesatare prej 161 kamionësh ndihma që arrijnë në ditë, shumë më poshtë objektivit prej 500”, ka thënë UNRWA.
Tutje, kjo agjenci tha se tre anëtarë të tjerë të UNRËA janë vrarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të stafit të agjencisë të vrarë që nga 7 tetori në 176.