Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin me kujdes dhe me shqetësim ka përcjellë situatën në Kosovë të mërkurën, sidomos pas raportimit se në disa vende është penguar liria e lëvizjes dhe tubimeve.
Ai kujton të gjitha palët në të drejtat themelore të lirisë së tubimit, dhënien e mendimeve, dhe votimit në një shoqëri të hapur dhe demokratike, dhe beson se autoritetet do të vazhdojnë të mbrojnë këto të drejta, thuhet në deklaratë e UNMIK-ut, transmeton Klan Kosova.