Kolegji Universum ka realizuar dy gara të ndryshme, të cilat kishin për qëllim kishin zhvillimin e mendimit kritik tek studentët.
Në një njoftim këtë e bëri të ditur vet Kolegji.
“#UNI -Universum International College ka realizuar dy gara të ndryshme mes departamenteve me studentë. Gara në Statistikë dhe Gara në Metoda Hulumtuese, ishin aktivitetet që për qëllim kishin zhvillimin e mendimit kritik dhe shpërfaqjen e efektivitetit të punës në grupe.
#UNI vazhdimisht aplikon forma të ndryshme inovative për të rritur kreativitetin e studentëve dhe për të bërë ligjeratat sa më atraktive”, thuhej në njoftim.