Rektorët e Universiteteve Publike pas mbledhjes së djeshme kanë njoftuar se prej të martën të gjitha Universitetet Publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Zëvendës kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve.
Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit, Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.
Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontakten me ministrin aktual. Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.