‘Djajtë e Kuq’ janë kthyer pa pikë nga udhëtimi në stadiumin ‘Amex’.
Vendasit patën një pjesë të parë të jashtëzakonshme, ku shënuan tri gola.
Murray në minutën e 25’, Duffy në minutën e 27, shënuan për 2:0. Manchester United provoi të rikthehet në lojë kur sulmuesi belg, Romelu Lukaku shënoi në minutën e 34’, për 2:1.
Por, ky rezultat qëndroi vetëm dhjetë minuta, me Groos që nga penalltia arriti të realizonte për 3:1.
Krejt çka bëri Manchester United, ishte ngushtimi i epërsisë në 3:2 në minutën e 94′, kur Pogba shënoi nga penalltia.
Xhiron e ardhshme, Manchester Unitedin e pret punë e vështirë përballë Tottenham, ndërsa Brighton udhëton te Liverpooli