Site icon PrishtinaPress

Unitedi mposhtet nga Newcastle

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Newcastle i është kthyer suksesit të plotë në Ligën Premier, këtë herë duke fituar me rezultat 1-0 ndaj Manchester Unitedy.

Vendasit arritën të bëjnë një paraqitjet ë mirë, posaçërisht në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u mbrojtën bukur.

Shansin e parë në takim e kishte Jonjo Shelvey në minutën e gjashtë, por David de Gea nuk lejoi që rrjeta e tij të tundet.

Mysafirët u kthyen në lojë duke rrezikuar kështu me Jesse Lingard (32′) dhe Anthony Martial (37′), por me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Alexis Sanchez në minutën e 57-të ishte shumë afër golit, por një nga mbrojtësit kundërshtarë ia mohoi golin duke e larguar nga vija e portës.

Golin e vetëm në takim e shënoi Matt Ritchie në minutën e 65-të.

Pas kësaj mysafirët paksa u ngallën dhe shansin më të mirë për të barazuar rezultatin e kishte Martial në minutën e 77-të.

Pas kësaj humbje Man Utd vazhdon në vendin e dytë me 56 pikë, kurse Newcastle ngjitet në pozitën e 13-t me 28 pikë.

Exit mobile version