Talenti spanjoll, Fran Villalba, mund të përfundojë te Barcelona ose Manchester Unitedi, shkruan “El Desmarque”
18-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Liverpool në të kaluarën, por tani është vënë në qendër të vëmendjes nga shumë skuadra evropiane, pas debutimit me Valencian këtë sezon.
Edhe përkundër se ai shihet si një lojtar me të ardhme, mesfushori 18-vjeçar ka një klauzolë prej vetëm 3.6 milionë funteve, çka e bën më të mundshëm largimin e tij gjatë janarit, ku “Djajtë e Kuq” dhe katalunasit këmbëngulin për t’i siguruar që tani shërbimet e tij.